Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin duke asistuar zyrtarët e Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për vendosjen e njehsorëve të energjisë elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut” janë kanosur nga një banor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani,
Ai ka bërë të ditur se pas kërcënimeve te vazhdueshme dhe sulmit ndaj zyrtareve policorë, i dyshuari me inicialet R.R. i lindur më 1986 është arrestuar.
“Një zyrtar policor ka pranuar tretmanin mjekësor pasi ishte goditur me mjet të fortë. Mbi dyshime të bazuara dhe të arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor”, ka thënë ai .
Ai bëri të ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Elshani shtoi se dëmi mujor mund të jetë 6 mijë e 500 euro./Arbresh.info/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...