Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet për bixhoz, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:45.
“Sheshi, Adem Jashari- Skenderaj 26.12.2023-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera , 20 tiketa, një libër i basteve, 1×100 €, 2×20€, 16×5€, 3×2€, 11×1€, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave .”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...