Policia e Kosovës ka arrestuar sot L.V., nga Komuna e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale nga neni 273 të KPK-së, blerje, posedimi, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Urdhri për arrestim ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është i njohur edhe më parë për kryerjen e veprave të ngjashme penale.
Ndaj të njëjtit person është lëshuar urdhër arrest që nga muaji mars i këtij viti, ndërsa, kërkohet nga organet që nga muaji tetor i vitit 2014.
Gjatë bastisjes së sotshme, Policia ka konfiskuar disa aparate telefonike të cilët janë përdorur nga i dyshuari. Po ashtu, Policia ka gjetur një sasi prej 142,3 gramë heroinë.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit