Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka shantazhuar me publikim të fotografive intime një grua.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 18:20, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SHANTAZH Rr. B, Prishtinë 23.01.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...