Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancës së dyshuar narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 29.12.2021 – 21:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar në qese e vogël me peshë 0.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...