Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 30 kg e 330 g substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Siç njofton policia, A.K., 1991 dyshohet se është i përfshirë në veprimtari penale.
“Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në njoftim.
Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/


Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...