Është arrestuar një person me iniciale M.Sh., i kërkuar për armë mbajtje pa leje në Gjilan.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej tetë muaj e 25 ditë për veprën penale “Armë mbajtje pa leje”.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001” thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Informim Gjilan./arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...