Është shoqëruar në polici një 45-vjeçar në Ferizaj pasi i njëjti kishe ekspozuar në rrjetet sociale një armë të zjarrit.
I dyshuari, pas intervistimit është liruar më procedurë të rregullt, ndërsa pushka e gjuetisë e ekspozuar në rrjetet sociale është konfiskuar, shkruan Arbresh.info.
Rasti është cilësuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’
Njoftimi i plotë:
Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet rreth një informate, ku një person kishte ekspozuar në rrjetet sociale një armë të zjarrit.
Pas një punë intensive hetimore, policët hetues kanë identifikuar personin që ka ekspozuar në rrjetet sociale armën e zjarrit, pushkë e gjuetisë dhe sot, datë 29.11.2023 rreth orës 09:30 është shoqëruar në stacionin e policisë personi R.F ( M/K) i moshës 45 vjeçar dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.
Rasti është cilësuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’/Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...