Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Ferizaj pas një kontrolli të zhvilluar në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa gjëra të paligjshme.
Gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale si “dy pistoleta, 842.9 gram substanca narkotike të llojit kokainë, një peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë, disa qese najloni për paketim narkotikëve, 40 plumba kalibri 9 mm, katër karikatorë, një vulë dhe bllok i një firme, një shumë parash prej 19.288 €, një veturë e tipit BMË, pesë kartela bankare dhe një telefon celular.”
Sipas policisë “Rasti është nën hetime dhe do të vazhdojmë me veprimet e nevojshme ligjore,”./Arbresh.info/
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...