Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit, nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit, ndërsa ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 37 gëzhoja.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh.Gërlicë,Ferizaj 24.07.2024-22:00.Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit, ndërsa ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 37 gëzhoja. Me vendim te prokurorit , pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...