Sot policia në Vushtrri ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga gjykata.
I dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës ishte i kërkuar për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj.
“Vushtrri, 16 shtator 2022-Gjatë ditës së sotme njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës aktive kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente. Personi i arrestuar i dyshuari, Y. Z., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj”, njofton policia. /arbresh.info/
Pas sezonit fantastik tek Marseille, Greenwood afër kalimit ...
KQZ nis verifikimin e mbi 85 mijë pakove me fletëvotime nga ...
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...