Arrestohet një person dhe sekuestrohet një revole me municion në Bresje të Fushë Kosovës

23:03 | 24 Nëntor 2020

Policia e Kosovës ka sekuestruar një revole me municion në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, raporton arbresh.info.

“Sot më datë 24.11.2020 rreth orës 19:00, në Bresje të Fushë Kosovës policia ka ndaluar veturën Mazda me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që të gjej në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestroj: Një (revole të tipit TT, – M57, kalibër 7.62 mm. Tetë copë fishek, kalibër 7.62 mm, si dhe një karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Borovci ka thënë se i dyshuari është S. N, mashkull 42 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më te”, ka bërë të ditur ai./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara