Polica e Shqipërisë ka arrestuar kosovarin me iniciale A.K., 37 vjeç, pasi kishte tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Durrës. Me rastin e të dyshuarit po merret Prokuroria e Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar A.K., 37 vjeç, pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...