Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi ka sulmuar fizikisht kolegun e tij.
Rasti është konfirmuar nga Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendngjarja. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilësohet ‘Lëndim i lehtë trupor’”, tha Hashani.
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit