Një i mitur është arrestuar dje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë rreth orës 12:25.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi i njëjti pas një konflikti që ka pasur me të miturin tjetër, gjatë përleshjes ka përdorur edhe thikë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër mashkull K-Shqiptar po ashtu i mitur. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë-thikë e cila është konfiskuar. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...