Një person është arrestuar në Suharekë pasi kishte tentuar të kryente vjedhje në një lokal në Suharekë.
Rasti ishte lajmuar nga dy vajza punëtore të një lokali.
Të arrestuarit V.B, policia i kishte gjetur një thikë, sprej e gjëra të tjera.
“I dyshuari gjatë grabitjes thikën te cilën e ka përdorur e kishte fshehur ne lagjen ,,Fidanishte,, ne Suharekë, ku njësitet policore gjatë kontrollit te Jak nën e te dyshuarit te cilën e kishte lënë në podrum ne cilësinë e provave materiale janë gjet dhe sekuestruar:
• Një thikë,
• një oc sprej,
• një palë dorëza,
• një maska anti-covid dhe
• një palë pantallona
Sendet e sekuestruara i dyshuari i kishte ne momentin e kryerjes se veprës penale te grabitjes ne Suharekë.
I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ku ne tersi e ka pranuar veprën penale te Grabitjes, Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...