Policia e Shtimes ka marrë një informacion për një 23-vjeçar që po mbante një armë zjarri në fshatin Petrovë.
Menjëherë pas këtij informacioni, njësiti i hetimeve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka gjetur një revole tek i dyshuari, e cila është sekuestruar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme.
Rasti është referuar tek Prokurori i Shtetit, i cili ka iniciuar procedurat ligjore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas përfundimit të intervistës, i dyshuari është liruar në përputhje me vendimin e prokurorit.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...