Arrestohet në Prishtinë një shtetas turk i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi dhe Turqia

08:29 | 15 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas turk, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Malit të Zi dhe Turqisë.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj”, pas verifikimeve të kryera nga autoritetet kompetente.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 09.11.2018-30.08.2022-NN. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale