Arrestohet në Prishtinë 38-vjeçari i dënuar me një vit burgim, dërgohet në vuajtje të dënimit

12:00 | 1 Korrik 2026
H.E

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:

– L.A, mashkull, 38 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale