Një person shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pasditen e djeshme në Malishevë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se arrestimi është kryer rreth orës 15:30, shkruan Arbresh.info.
“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL Tirana, sot në Malishevë është arrestuar një person i kërkuar. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas autoriteteve, ndaj të arrestuarit do të vazhdojnë procedurat ligjore në koordinim me institucionet përkatëse, përfshirë ato ndërkombëtare.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me veprën penale për të cilën dyshohet i arrestuari, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi./Arbresh.info/
“Nuk dua mashkull tjetër përveç Limit”, Alba “trondit” Labin...
“I thash shoqes: E dua atë”, Dolce zbulon se Limi i pëlqen p...
Ngricat paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime d...
Bedri Hamza takohet me William Walker
Tërmet në Itali, banorët dalin në rrugë të frikësuar, pezull...
Rritet bindshëm numri i turistëve në Kosovë