Policia e ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet F.A. për përfshirje në një rast të vjedhjes së të raportuar më 23 korrik të këtij viti, në Mitrovicën e Veriut.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 36 vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër me inicialet M.B., i arrestuar më 19 gusht, kishin vjedhur dërrasa pune në një punishte në vlerë të rreth 750 eurove.
“I dyshuari është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi figuronte në sistemin policor si person i kërkuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...