Një shqiptar ka përfunduar në prangat e autoriteteve policore në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet se prej vitesh drejtonte një klinikë dentare të jashtëligjshme, që ndodhej në bodrumin e shtëpisë së tij.
Leka Gjokaj, sipas mediave amerikane, u arrestua në Clinton Township të premten, pasi operonte një shërbim dentar pa licencë, që përbën vepër penale.
Policia postoi edhe video të bodrumit të shqiptarit, ku dalloheshin të gjitha pajisjet e nevojshme për klinikën.
Pavarësisht se me një garanci prej 5 mijë dollarësh Gjokaj mund të lihet me kusht, autoritetet zbuluan se atij i kishte përfunduar afati i vizës për të qëndruan në SHBA, e për këtë arsye ai mbetet pas hekurave.
Prokurori Eric Smith tha se shqiptari mund të kishte aplikuar për licencë dhe jo ta ushtronte profesionin në mënyrë të jashtëligjshme.
“Ai mund të thotë se po përpiqej që të ndihmonte komunitetin, por në të vërtetë ai po përpiqej të ndihmonte veten duke futur para në xhep. Nëse vërtetë ishte dentist në Shqipëri, ai kishte mundësinë perfekte për të aplikuar për licencë këtu”.
Nëse dënohet, Gjokaj rrezikon deri në 4 vjet burg.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...