Një mësuese në Mitrovicë të Veriut është shoqëruar për në stacionin policor pasi dyshohet se më datën 06.06.2025 ka goditur me shuplak një nxënës.
“Më datë 12.06.2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Rasti është raportuar nga një prindi i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë”, thuhet në njoftim.
E dyshuara M.P, 56 vjeç është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...