Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, ai ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, “për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit