Personi që dyshohet se ka sulmuar një tjetër me një mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë është ndaluar nga Policia
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari aktualisht është duke u intervistuar nga hetuesit.
Ndryshe, sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë ka ndodhur një incident i rëndë, ku një person ka sulmuar fizikisht një tjetër me një mjet të fortë, ndërkohë që të dy ishin palë në një seancë gjyqësore.
Nga policia i thanë mediumit tonë se rasti po hetohet dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...