Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për sulmin ndaj futbollistit 15-vjeçar të Fushë-Kosovës, Belgin Jashari, gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978, dyshohet se ka sulmuar fizikisht të miturin dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Sulm”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq. Sipas informacioneve të disponueshme, më 25 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit i dëmtuari, lojtari B.J. Ndërsa më 26 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale “Sulmi”, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas incidentit, duke kërkuar ndëshkim maksimal për autorin e dyshuar dhe duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm./Arbresh.info
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...