Vrasja e sotme ka tronditur kryeqytetin, babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij për motive akoma të panjohura.
Policia dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë”, ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Një person është arrestuar, si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë e përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...