Një 54 vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin për kontrabandim me mallra.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, raporton arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sektori në Gjilan(DHKEK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas veprimeve hetimore, sot më datë 27.02.2023, ka arrestuar të dyshuarin F.V., (1969), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “kontrabandim me mallra”, thuhet në njoftim.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar, te zona e Karaçevës.
“I dyshuari në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi. I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës është intervistuar në NJHRKEK në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...