Një 37 vjeçar me iniciale Sh.B është arrestuar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë pasiqë i njëjti kërkohej me urdhër të gjykatës për veprën penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Arbresh.info.
“Gjat ditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar personin Sh. B., 37-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente për veprën penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”’, thuhet në njofitmin e Policisë.
“Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, thuhet tutje./Arbresh.info.
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran
Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për ...
Prishtina dënohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve
APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu
Rama i dërgon mesazh të fortë Vuçiqit: Nëse Kosova preket, p...