Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit pasi që pas një përleshje me disa persona, ka shtënë me armë zjarri drejt shtëpisë së viktimës dhe vëllait të tij.
Në njoftim thuhet se është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është sekuestruar arma e tipit AK-47, përcjell Arbresh.info.
“Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar: F.H. i lindur me 1989. Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet tutje në njoftim.
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...