Një 34-vjeçar është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “14 Dhjetori” gjatë periudhës kohore nga data 22.08 deri më 18.10.2025, ku sipas ankuesit, mashkull kosovar-shqiptar, i cili jeton dhe punon jashtë vendit, në banesën e tij kishte lënë shumën prej 24,800 euro, ndërsa më datën 19.10.2025 ka vërejtur mungesën e parave, transmeton Arbresh.info.
“Pas pranimit të informatës, Njësiti i Hetimeve Rajonale, në bashkëpunim me krim-teknikët, është angazhuar menjëherë në hetime. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit. Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, nuk janë konstatuar shenja të thyerjes apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë”, thuhet në njoftim.
“Si rezultat i hetimeve intensive, me datën 21.10.2025 policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeçar) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet më tej në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...