Policia e Kosovës njofton se me datën 11.02.2025 ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet se ishte i përfshirë në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda në Gjilan.
I dyshuari me inicialet D.M 33-vjeçar është intervistuar dhe është ndaluar për 48 orë, përcjell Arbresh.info.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore”, njofton policia./Arbresh.info
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që ko...
Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vul...
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...