Tre persona të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës si prova materiale ka sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Rr. “Garibaldi”, Prishtinë 06.12.2017-15:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme. Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./arbresh.info/
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...