Arrestohen tre persona në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate, policia jep informacione

16:17 | 8 Qershor 2021

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar tre personave të cilët deri më sot ishin në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Të gjithë të kërkuar nga Policia e Kosovës.

“Sot janë arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës. E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje. H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, njofton policia për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara