Arrestohen tre persona në dy raste të ndryshme, po kontrabandonin emigrant dhe mallra

15:54 | 21 Prill 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste dhe ditë të ndryshme që ndërlidhen me kontrabanim të emigrantëve dhe mallrave.

Njëri në pikën kufitare në Ranillug të martën dhe tjetri gjatë ditës së mërkurë (sot) në pikën kufitare në Han të Elezit, shkruan arbresh.info.

“Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy rate: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë. Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, njofton policia.

Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Me këtë rast policia ka konfiskuar: “Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total), Laptop të përdorur gjithsej 51 copë Rregullator për laptop 98 copë, Tastatura për laptop te përdorura 39 copë, Pula të gjalla 53 copë Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë, Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram Rafte metali 15 copë dhe 13 artikuj ushqimor 248 copë”.
Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

“Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara