Policia e Kosovës në vazhdën e hetimeve të kryera disamujore nga hetuesit kompetentë në rajonin e Mitrovicës, e që ndërlidhen me luftimin e fenomenit të fajdeve, ka intervistuar dhe më pas ka arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se merreshin me veprën penale “fajde”.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: G.G. (1966), dhe B.Z. (1979), që të dy meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës.
Dyshimet rëndojnë mbi personin G. G. për dhënien e të hollave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave me kohë, viktimës ia ka marrë 25.000 euro dhe një parcelë prej 129 m², njofton policia.
Ndërsa sa i përket personit B. Z. në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë marrë një banesë prej 120 m² nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh.
Pas konsultimeve të nevojshme me prokurorin kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...