Janë arrestuar gjashtë persona në Mamushë të Prizrenit të cilët kanë kryer vepra penale në grup të organizuar, posedim të lëndeve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme kanë konfiskuar katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 euro, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000 euro dhe disa dokumente.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 29.07.2024 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuaritë janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...