Policia e Rajonit të Gjilanit gjatë patrullimit në fshatin Mogjillë në komunën e Kllokotit ka ndaluar një automjet me targa vendore në të cilën kanë qenë dy të dyshuar, persona të mitur me iniciale A.A., viti i lindjes 2007 dhe S.H., viti i lindjes 2006.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, thuhet në komunikatën për media.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori./arbresh.info/

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani