Dy persona janë vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Mitrovicë për veprën penale “vrasje në tentativë” të ndodhu më 10 gusht të këtij viti, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia dje i publikoi fotografitë e dy të dyshuarve, F.Xh., është 31-vjeç dhe A.Xh., 22-vjeç, të cilët u shpallën në kërkim.
“Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, policia tha se pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...