Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditru se rasti kishte ndodhur një ditë më parë me datën 18.01.2024, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.
Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...