Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim vedhje në një market në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Informatat e shpejta nga ana e rojeve të sigurisë kanë mundësuar një reagim efikas të policisë që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, të cilët me forcë kishin depërtuar brenda marketit.
Personat e dyshuar:
T. O, mashkull 25 vjeç, shtetas i Marokut dhe
Y.H , mashkull 30 vjeç, shtetas i Palestinës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është inicuar rast për veprën vjedhje e rëndë në tentativë
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot