Dy persona janë arrestuar të dyshuar për vjedhje të rëndë të ndodhur me datën 23 mars 2025 në një shtëpi në Vushtrri.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri me ç’ rast kanë arrestuar dy të dyshuarit M. M.,42., vjeçar, dhe E. Xh., 44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje e rëndë” të ndodhur me datën 23 mars 2025, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...