Të hënën dy persona janë arrestuar në Zveçan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se kanë kryer gërmime me ekskavator duke shkatërruar mjedisin, shkruan Arbresh.info.
“Fsh. Serbovc, Zveçan / 06.11.2023 – 10:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy meshkuj kosovarë, pasi që ishin hasur duke kryer gërmime me ekskavator, me ç’rast ku dyshohet se kanë shkatërruar mjedisin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri