Arrestohen dy persona në Zubin Potok, dyshohen për krime lufte ndaj 23 civilëve shqiptarë

09:10 | 28 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Zubin Potok, të dyshuar se gjatë luftës së vitit 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile.

Sipas njoftimit, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e 23 civilëve shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

“Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale