Një përleshje masive ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Azem Bejta në Skenderaj.
Dy persona janë arrestuar, pasi që dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht katër persona të tjerë (tre meshkuj dhe një femër) kosovarë.
Siç njofton policia, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Azem Bejta, Skenderaj 05.08.2025 – 17:58. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht katër viktima (tre meshkuj dhe një femër) kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...