Arrestohen dy persona në Prizren për vrasje në tentativë

17:20 | 17 Maj 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës të dyshuar për vrasje në tentativë që ka ndodhur me 6 maj në fshatin Mamushë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të Policisë, njërit prej të dyshuarve i është gjetur armë e cila dyshohet të jetë përdorur për rastin, municion dhe një gëzhojë.

“Janë arrestuar personat e dyshuar M.U.( 45 vjeçar) dhe I.B.( 26 vjeçar).Te dyshuarit M.U. i eshtre gjetur ne posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku ne cilësinë e dëshmisë materiale një arme zjarri ; Revolver model Knalle ,Cal.9mm ROHM RG 69 ,katër fishekë te armës dhe një gëzhojë .Dyshohet se e njëjta arme është përdorur ne rast.”, ka njoftuar Policia.

Policia njofton se dy të dyshuarit 50 vjeçari A.B dhe 25 vjeçari A.B janë ende në arrati dhe po kërkohen nga Policia.

Siç njofton Policia, arma është sekuestruar dhe me aktvendim me shkrim të Prokurorit, të dyshuarve M.U dhe I.B u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal./Arbresh.info/