Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në komunën e Istogut, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit marihuanë. Në të dy rastet janë gjetur rreth 20 bimë narkotike të kultivuara, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në komunën e Istogut, janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit dy persona për kultivim të bimëve narkotike të dyshuara të llojit marihuanë. Janë diku rreth 20 bimë narkotike të kultivuara në dy rastet.
Lidhur me këto dy raste do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve të Policisë së Kosovës në Pejë.
Gjithashtu, prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, ka deklaruar Nikçi.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...