Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ylli” në Kaçanik për posedim të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro.
“Rr. Ylli, Kaçanik 22.10.2025 – 17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell