Policia e Kosovës, në fshatin Rakosh të Istogut, ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për import, eksport, furnizim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse.
Pasi qe policia ka ndaluar veturën e dyshuar për kontrollim, njëri nga dy personat e dyshuar, me të vërejtur Policinë ka dalë me shpejtësi nga automjeti për të ikur duke vrapuar drejt pyllit, mirëpo falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarëve policorë është arritur që të ndalohet dhe të arrestohet, njofton PK.
Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe personi i dytë i cili ka qenë në automjet.
Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë:
• H. A. lindur me 1955 m/sh/k
• I. A. lindur me 1981 m/sh/k
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar:
• 10 armë Ekoll Tuna kalibër 8 mm me nga një magazinë pa municion
Të dyshuarit janë ndaluar për procedim të mëtutjeshëm, ku të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet