Dy persona janë arrestuar në Gjakovë për tentativën e përdorimit të pajisjeve elektronike gjatë testit për patentë shoferë.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ata u shoqëruan në polici dhe pajisjet u sekuestruan.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 nga zyrtarët në Qendrën për Patent Shoferi në Gjakovë, jemi njoftuar se dy persona të cilët ishin duke ju nënshtruar testit për patentë shoferi posedonin pajisje elektronike të cilat mund të keqpërdoreshin gjatë testi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruara ne polici dy përsona (meshkuj të moshës madhore), po ashtu dy pajisje elektronike janë sekuestruar. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri